30 emigrantë janë shpëtuar nga autoritetet greke, gjatë një operacioni të madh shpëtimi, pas fundosjes së anijes në ishullin jugor të Kretës.

Fillimisht, një person që ishte i pranishëm në anije ka kerkuar ndihme permes numrit te Urgjences evropiane dhe menjehere filloi operacioni i shpetimit te Rojes.

Rojet bregdetare thanë se një fregatë detare greke dhe një helikopter i forcave ajrore po merrnin pjesë në kërkim, së bashku me dy anije të rojes bregdetare dhe tre anije tregtare.

Nuk kishte asnjë tregues nga lundronte anija, sa e madhe ishte apo ku ishte nisur. Ishujt e Greqisë në Detin Egje lindor janë destinacioni tipik i mijëra azilkërkuesve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, të cilët kalojnë ilegalisht nga bregu pranë Turqisë me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *