Presidenti i AIA Nicchi, Nicola Rizzoli do të takohet të hënën me teknikun e Milanit, Gennaro Gattuso për të diskutuar mbi gabimet e bëra nga gjyqtari Fabbri në ndeshjen mes Juventus dhe Milanit.

 

Në takim, sipas Sky, pritet që të jetë dhe drejtori teknik I kuqezinjëve Leonardo.

 

Mosdhënia e një penalltie për ekipin e Milanit, pas prekjes me dorë nga mbrojtësi juventin Alex Sandro, pavarësisht ndërhyrjes së VAR, por dhe mos dhënia e kartonit të dytë të verdhë ndaj kroatit Mandzukic pas një faulli të shkaktuar qëllimisht në zonë ndaj kapitenit kuqezi Romagnoli në fundin e takimit, ka bërë që Rizzoli të shkojë në shtëpinë e kuqezinjëve e të kërkojë falje.

 

Por sipas Sky, problemet dhe gabimet e shkaktuara nga arbitri Fabbri pritet që të marrin dhe ndëshkueshmëri pasi gjyqtari gaboi edhe në ndeshjen me Interit dhe Fiorentinës ku dha një penallti të paqenë në fundin e takimit për violët.

 

Gabime që kanë hasur dhe reagimin e klubeve italiane pasi po prishet gara mes ekipeve konkuruese në zonën Champions.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *