Subscribe

Teatri i Metropolit rikthen në skenë jo vetëm një komedi nga arkivat e skenës teatrale, por edhe aktorët Hajrie Rondo e Gezim Rudi. Ngjarjet ndodhin në jug të Shqipërisë. Është fundi i vitit 1943, kur kapitullimi i Italisë fashiste, tërheqja e gjermanëve dhe përpjekja e anglezëve për pak pushtet në Shqipëri, ndikojnë edhe ne familjen e Sanijes dhe Mentarit që duan të martojnë vajzën. Komedia e shkruar nga Dionis Bubani, shpluhurohet nga arkivat dhe vjen me një koncept të ri regjisorial. “Tre Dhëndurët” është vendosur për herë të parë në skenën teatrale në vitin 1985 nga Pirro Mani për t’u rikthyer këtë fundjavë në Teatrin e Metropolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *