Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i...

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori...

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush janë autori...

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret me sqepar...

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos...

Dha asisin në golin e fitores, Ernest Muçi flet...

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur...

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar...

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin e ujit...

Rikthehet “internimi” në Lushnje, ish-të dënuarit politikë kërkojnë që të mos harrohet persekutimi komunist  

24 Gusht 15:34

Në Lushnjë është zhvilluar një tur përkujtimor në disa prej vendeve të lidhura me historinë e të përndjekurve politikë, duke rikthyer në vëmendje një prej kapitujve më të dhimbshëm të diktaturës komuniste.

Ish-të internuar dhe familjarë të tyre, të ardhur nga e gjithë Shqipëria, vizituan Savrën, Plugun, Gjazën, ish-burgun e grave në Kosovë të Madhe dhe vende të tjera që dikur shërbyen për internimin e kundërshtarëve të regjimit dhe familjeve të tyre.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Presidenti Bajram Begaj. Fillimisht u vendosën kurora me lule në Memorialin Kombëtar të Internim-Dëbimeve, ndërsa më pas pjesëmarrësit vizituan ish-vendet e internimit.

Mbi 3 mijë persona u internuan në Lushnjë gjatë viteve 1950–1990. Sipas Gentiana Sulës, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, internimi pa gjyq la pasoja te breza të tërë. Ajo ngriti edhe shqetësimin për fëmijët nën 15 vjeç të lindur apo rritur në internim, të cilët nuk përfitojnë statusin e të përndjekurit politik.

 “Janë tema të paprekur internimet e viteve ’50. Autoriteti ka identifikuar të gjitha fshatrat që janë përdorur për kampe pune të detyruar. Fondi i banimit ka përgatitur një listë të gjithë të internuarve të zonës së Lushnjës, ku janë rreth 3 mijë persona. Pra, pas 24 vjetësh në demokraci, jeta ndryshoi, por jo për të gjithë. Ne kemi plot raste që na i sjellin vazhdimisht. Fëmijët nuk i përfitojnë dot për dënimet dhe këto të fundit, të themi, që kanë bërë, ngelen pa marrë atë që meritojnë nga shteti”, tha Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve.

Për familjarët, rikthimi në këto vende është një përballje me kujtimet e internimit dhe persekutimit.

 “Padrejtësia është një shumë e madhe, ndaj  fëmijëve që u rritën aty. Bënë aty ato shkolla që kishin mundësi, shkolla shtatëvjeçare. Por për shkak të traumave të marra nga ai dënim i padrejtë. Ne që ishim prindërit e tyre, që ishim të bijtë e tyre, u dënuam. U dënuam ne, por u dënuan dhe fëmijët tanë. Po ata, si më të vegjlit, si më të brishtët, si më të paformuar, ata u dëmtuan më shumë nga të gjithë”, u shpreh Vera Bektashi, ish-e përndjekur politike

Presidenti Bajram Begaj theksoi detyrimin për të mos harruar padrejtësitë e së shkuarës. Sipas tij, kujtesa nuk është hakmarrje, por dokumentim i së vërtetës

 “Ideja e hakmarrjes dhe urrejtjes nuk mund të përsërisë dot gjykimin e diktaturës. Nuk ua lëmë fëmijëve fajin të pacenuar. Por kujtesa kërkon të vërtetën. Kërkon ta dokumentojmë atë, ta mësojmë atë dhe, patjetër, ta tregojmë atë”, deklaroi Bajram Begaj, President i Republikës

Turit i është dhënë edhe një dimension edukues, me synimin që vendet e vuajtjes të evidentohen dhe të ruhen. Në Lushnjë, historia e të përndjekurve politikë jeton ende në dëshmitë e familjeve dhe në vendet që mbajnë gjurmët e së shkuarës.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
autoriteti i dosjeve Gentiana Sula Internim Lushnje

Nga e njëjta kategori

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i autorit: Tentoi të largohej me automjetin e vëllait

më shumë...

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau nënën dhe plagosi babain

më shumë...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori në Lushnjë! Vuante nga probleme të shëndetit mendor

më shumë...

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush janë autori dhe viktima në Lushnjë (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga...

10:43

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari...

10:37

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin,...

10:12

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush...

10:07

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret...

9:53

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën...

9:33

Dha asisin në golin e fitores, Ernest...

9:14

Kafeja mund të pengojë përthithjen e hekurit,...

9:10

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin...

8:45

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon...

8:39

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin...

8:26

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 26...

7:50

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria...

7:28

“Ende të pres”, Selvija prek me fjalët...

7:19

Ceferin vetëpërjashtohet nga gara për kreun e...

6:55

“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit...

6:42

Rama pas takimit me ministrat: Kemi konsoliduar...

6:37

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama...

6:35

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat...

6:08

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.