Ndërtimi duket se ka marrë një hov të madh zhvillimi në tre mujorin e tretë të këtij viti. Duke ju referuar të dhënave të INSTAT, rezulton një rritje e ndjeshme e lejeve për ndërtim në të gjithë vendin, 310 nga 145 që ishin për të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tirana vijon të kryesojë me numrin më të madh me 65 të tilla, e shoqëruar nga qytetet si Fieri dhe Korça.
Sipas INSTATIT, sipërfaqja e lejeve arrin në 350 mijë metra katror, me një rritje 4 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Lejet për banim vijojnë të dominojnë në kërkesat ndaj bashkive, e pasuar nga lejet për ndërtesa jo rezidente siç mund të jenë hotele, njësi tregtare etj.
Por ekspertët thonë se kjo ofertë e madhe e ndërtimit të objekteve për banim do të përballet me sfidën e shitjes së tyre. Pavarësisht nevojës së madhe që kanë shqiptarët për strehim, çmimet vijojnë të mbetën të larta, ndërsa kreditimi nga bankat mbetet në rritje modeste. Në total si 9 mujor, numri i lejeve të dhëna në të gjithë Shqipërinë arrin ne 608 të tilla.





