Subscribe

Monedha europiane po orientohet drejt rekordeve të reja. Në tregun valutor ajo ka arritur në minimume historike, duke qenë e pafuqishme përballë lekut.

Duke ju referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në këmbimin me monedhën vendase një euro ka arritur në 112.8 lekë. Ndërsa në tregun valutor ajo ka vlera edhe më të ulëta.

 

Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në dobësimin e saj. Si rrallë herë tregu ka një kërkesë të dobët për euro. Dhe kjo mund të vijë nga mungesa e importeve të energjisë elektrike, politika monetare që po zbaton Banka e Shqipërisë ndaj lekut dhe kërkesë më e dobët për importe nga ana e tregtarëve.

 

Teksa jemi në prag edhe të sezonit turistik, i cili këtë vit ka pritshmëri të jetë edhe më i mbarë, dobësimi i mëtejshëm i euros pritet të vijojë.

 

Ndërkohë që fushata elektorale për zgjedhjet vendore shoqërohet edhe me një rritje të qarkullimit të kësaj valute në treg, nënçmimi i euros duket i pashmangshëm.

 

Një euro e dobët zbut presionet e inflacionit, që vijnë nga mallrat e importit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *