Subscribe

Mbi 60 mijë fermerë aplikuan këtë vit për të përfituar nga fondet e Skemës Kombëtare, duke shënuar kështu një numër tre herë më të lartë sesa një vit më parë.

 

Interesi më i madh ka qenë për të përfituar kartat për naftën pa taksa, shpërndarja e të cilave ka nisur që prej 7 prillit.

 

Kjo i ka shtyrë fermerët edhe të formalizohen, duke aktivizuar mbi 20 mijë nipte vetëm në 3-mujorin e parë të vitit.

 

ERANDA SELMANAJ

DREJTORE E AZHBR

“Ne në fillim shpërndamë kartat për fermerët që vinin edhe nga 2021 sepse janë të besueshëm. Por edhe për ta është konfirmuar që nuk ka ndryshime pronësie. Është një proces voluminoz për punonjësit, por po e bëjmë me shumë shpejtësi që të jetë edhe për mbjelljet e sezonit. Verifikohet nëse toka është në pronësi të fermerit, pasi bëhen verifikimet, miratohet aplikimi, fermerët marrin një njoftim automatik që janë miratuar dhe bëhet tërheqja e kartës në zyrat e bujqësisë.”

 

Fermerët kanë shfaqur interes të madh edhe për të përfituar mbështetjen për krerë apo për zgjua, në rastin e bletërritësve.

 

Ndërsa për sektorin e peshkimit është e nevojshme shtyrja e afatit të aplikimeve dhe zgjerimi i gamës së mbështetjes, për shkak të interesit fare të paktë.

 

ERANDA SELMANAJ
DREJTORE E AZHBR

“Brenda datës 15 do të shpallet lista e fituesve ose të atyre që janë kualifikuar. Shpallet në faqen e AZHBR dhe në të gjitha zyrat e bujqësisë. Vetëm për tokën kërkohet dokumentacion dhe më pas bëhet kontrolli në terren. Për skemat e tjera ne konfirmojmë nëse kryejnë aktivitetin bujqësisë dhe kanë numrin e tufës apo të kosheres. Brenda 2 javësh, pas kontrollit administrativ, alokohen fondet.”

 

Numri rekord i aplikimeve për këtë vit vjen për shkak të fondit më të madh të vënë në dispozicion prej 3.7 miliardë lekësh, por edhe prej krizës së çmimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *