Subscribe

Dhjetëra prindër refuzojnë vaksinën e fruth-rubeoles per fëmijët e tyre 1-vjeçare. Debatet ne mbare boten se ajo stimulon autizmin, po shkaktojnë frike edhe tek familjet e reja shqiptare. Ashtu si shume prindër edhe nje nene e re nga Tirana, tregon se injeksionin e fruthit, nuk ia ka bere fëmijës kur mbushi 12 muaj. Ne vendin tone, Tirana mban rekord sa i përket refuzimeve te vaksinës se fruthit. Ne qendrat shëndetësore, mjeket tregojnë se është rritur numri i prindërve qe kundërshtojnë kryerjen e këtij injeksioni. Por Specialiste te Institutit te Shëndetit Publik, sqarojnë se pasojat tek te pa vaksinuarit janë fatale deri ne humbje jete. Pak muaj me pare, nje person u konstatua me fruth ne Shqipëri, pasi ishte kthyer nga Franca. Ne prag te Kampionatit Evropian, kur nisin dhe lëvizjet e tifozëve drejt Parisit, specialitetet e Shëndetit Publik, bëjnë apel për respektimin e kalendarit te vaksinave. Por shefja e Departamentit te Sëmundjeve Infektive, tregon se vaksinimi nga vitet ’80 deri ’90, nuk është kryer i rregullt. Ndaj çdo person i lindur ne këto vite apo dhe tifoz qe do niset drejt Francës me një analize te thjeshte, mund te verifikoje nëse e ka kryer apo jo vaksinën e fruthit. Sipas kalendarit, ky injeksion kryhet ne vitin e pare dhe te peste te jetës. Përmbajtja e merkurit ne këtë vaksine është dhe shkaku i debateve ende te pa faktuara se ajo është shkaktare e autizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *