Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt deklaroi se puna për reformën zgjedhore nuk ka ndaluar edhe pse KQZ ka fillaur nga puna.
Në një reagim për mediat, ambasadori OSBE, teksa vlerësoi vendimin e kreut demokrat, Lulzim Basha për të vazhduar punën në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, deklaroi se përdorimi i teknologjisë në zgjedhje dhe depolitizimi I komisioneve kërkon kohë.
“Fillimi i punës nga KQZ nuk do të thotë se puna e komisionit për reformën ka ndaluar, sepse cdo gjë mund të rregullohet ende. Jam i lumtur kur dëgjova nga kryetari i PD që PD është e gatshme të vazhdojë punën në Komisionin e Posacëm për Reformën. Duhet pasur parasysh se pavarësisht këtyre puna po vazhdon. Ka disa gjëra që mund të zgjidhen në moment të fundit, por ka disa gjëra të tjera që kërkojnë më shumë kohë. Sic do ishte përdorimi i teknologjisë të reja të votimit që kërkon kohë më të shtuar, apo disa rekomandime të tjera të OSBE/ODIHR, qoftë edhe për depolitizimin e komisioneve dhe këto duhen marrë parasysh.”
Ndërsa sa i takon çështjes së KQZ, ku opozita akoma nuk ka propozuar kandidatët e saj, Borchard u shpreh se ka pasur zgjedhje edhe kur ka pasur në Komision vetëm katër anëtarë.
“Keni pasur edhe zgjedhje të mëparshme kur KQZ ka pasur 4 anëtar, ndërsa tani keni 5.”