Subscribe

Reforma në drejtësi u konceptua si pastrim i pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. E ndërsa procesi i vettingut vijon, drejtësia është bllokuar në gjykatat shqiptare që nga nivelet e ulëta e deri ato të larta.

 

Me dhjetëra dosje kanë mbetur pezull e nëse dy vite me pare ne kohen kur u miratua reforma në drejtësi shfrytëzohej procedura me avokatët për shtyrje të seancave, tashmë shkak po bëhet vettingu dhe skualifikimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve në mënyrë që të kenë mundësi rikthimin e gjyqeve në themel.

 

Rasti më i fundit është ai i dosjes së vrasësve me pagesë të cilët tentuan të eliminojnë Mishel Manokun një vit më parë në afërsi të shkollës Partizani në kryeqytet.

 

Prokurori Adriatik Cami i cili në procesin e rivlerësimit doli si i papërshtatshëm për të vijuar punën dha konkluzionet në seancën e parafundit të gjyqit për ekzekutorin porositësin dhe bashkëpunëtorët.

 

Në kohën që të gjithë prisnin vendimin, seanca shtyhet prej dy javësh, në kërkim të prokurorit tjetër që do marrë dosjen.

 

Por nuk është vetëm kjo. Krahas gjyqeve tek Krimet e Rënda një tjetër problem akoma më i madh është Gjykata e Lartë.

 

E mbetur prej disa kohësh me 7 anëtarë, rreziku më i madh vjen tek masat e sigurimit personal. I pa formuar Kolegji Penal nuk mund të caktojë asnjë masë të tillë e kjo ka minuar rekurset e Prokurorisë, por edhe të afateve të cilat rrezikojnë hetimet.

 

Njësoj si Gjykata e Lartë, ajo kushtetuese vijon të jetë në ngërç për shkak të mosformimit të kuorumit. Kushtetuesja është me minimumin e gjyqtarëve që institucioni të mblidhet dhe të shqyrtojë çështje, por që vendimet të jenë të vlefshme ato duhet të jenë unanime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *