Kryediplomati evropian, Josep Borell ka kontaktuar së fundmi kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiç pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, ku ka filluar zbatimi i reçiproçitetit me targa të përkohshme.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se janë duke e monitoruar në terren situatën, teksa ka ripërsëritur thirrjen që palët të ulin tensionet menjëherë. Stano thotë se Borrell ua ka bërë të qartë dy udhëheqësve se duhet të punojnë për uljen e tensioneve. Masën e reçiproçitetit për targat e përkohshme për qytetarët e Serbisë që futen në Kosovë është pritur me protestat nga qytetarët serbë në veri të Kosovës.

Stano thotë se çështja e targave duhet të adresohet përmes dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja. Prej tre ditësh, Qeveria e Kosovës është duke e zbatuar masën e reçiproçitetit me targa të përkohshme për qytetarët e Serbisë që futen në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *