Kryeministri deklaron prere se vetëm vota per Partine Socialiste garanton zbatimin e reformës ne drejtësi. Edi Rama pranoi se edhe krisja me aleatin e tij ne qeverisje, ndodhi pikërisht per shkak te pengesave qe iu bënë reformës.
Kryeministri u kërkoi banoreve të Paskuqanit që të votojnë numrin dy e t’i besojnë timonin Partisë Socialiste, vetëm per te shmangur abuzimin me pushtetin dhe rikthimin e tepsisë.
Rama nuk i kurseu kritikat per programin e Partisë Demokratike, teksa ironizoi edhe liderin e opozitës Lulzim Basha.
Kryeministri deklaroi se objektivi kryesor i mandatit te dyte qeverisës është rritja ekonomike mbi 5 perqind, me qellim qe ajo te ndjehet edhe ne xhepat e qytetareve te thjeshte.





