EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
12 Qershor 2021
Flamuri i Partisë Socialiste nuk mund dhe nuk do të bëhet dot për asnjë ministër, deputet, drejtor, shef nëse drejtësia e re do të kërkojë hesap prej ti apo prej saj. Partia nuk mban asnjë përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasën e kalbur të paligjshmërisë, pro mban përgjegjësi sesi reagon ndaj kujt që shpallet nga drejtësia si i kërkuar për shkelje. Ik sqarohu para drejtësisë.
Kur reforma në drejtësi po jep rezultatet e para të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kryeministri Edi Rama atë që e përcaktoi si thelbësore në luftën kundër paligjshmërisë gjatë fjalës së tij në kongresin e Partisë Socialiste, e konfirmoi me qëndrimin ndaj arrestimit te kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.
Vetëm pak minuta pasi njeri prej të tijëve, Fatos Tushe, tre herë i zgjedhur në krye të bashkisë së Lushnjes u arrestua nga SPAK, me akuzën për shpërdorim detyre, reagoi kreu i qeverisë.
Në qëndrimin e tij në rrjetet sociale, Edi Rama shkruan se Fatos Tushe dhe cilido tjetër që e kërkon drejtësia nuk do të gëzojë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre.
Me theksin se PS i shërben vetëm qytetarëve, Edi Rama i kujton çdo të zgjedhuri nga populli se në betejën me drejtësinë nuk duhet të përfshijnë partinë.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.
Arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes, lideri i opozitës, Lulzim Basha, e quan fillim të mbarë por duke pritur nga drejtësia që të shkojë edhe më tej, me goditjen e kryeministrit Edi Rama që sipas kryedemokratit është bashkëpunëtor në krim.
LUZIM BASHA
KRYETAR I PD
Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kurajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi.





