Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të hënën do të nisin fluturimet për të kthyer në Shqipëri të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit. Në një video-mesazh në “Facebook”, Rama tha qytetarët nuk do të paguajnë për riatdhesimet.

 

“Unë po bëhem copash po bëhemi 14 copash të gjithë për të mos lënë as edhe një vetëm. Shumë vetëm duan të vijnë dhe kanë vendosur të paguajnë edhe udhëtimin, i falenderoj për këtë. Nuk do të lë gurë pa luajtur për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve. Por dreqi e mori futeni mirë në kokë që jemi në luftë dhe secili duhet të shtrëngohet. Do të nisim të hënën fluturimet për t’i sjellë në atdhe, nesër do të publikojmë kalendarin e misionit të riatdhesimit dhe pikat përkatëse. Këto misione do t’i kryejmë pa pagesë nga ana e individëve, dhe unë besoj se i takon “Lasgushit” t’i sjellë njerëzit tanë në shtëpi.”

 

Ai sqaroi se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku po punon për të marrë lejet e nevojshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *