Subscribe

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, ka deklaruar se  Shqipëria është gati për të hapur negociatat, por e gjitha do të lidhet me pozitën aktuale të BE-së dhe qëndrimet e disa shteteve si Holanda e Franca që në këtë periudhë kanë mendësi të ndryshme për zgjerimin.

 

Shefi i qeverisë ka theksuar se diskutimet në vendin tonë pro dhe kundër arritjeve të Shqipërisë në rrugën e integrimit janë vetëm një debat për konsum të brendshëm politik.

 

“Sot cilido nga vendet e BE-së që është tanimë i integruar pas rënies së perandorisë komuniste, do të ishte në pozicionin të futej në BE dhe nuk do të futej dot. Sot cilido nga vendet që është në BE aktualisht, nuk do futej në BE dhe madje vende që ishin në BE përpara rënies së komunizmit, nuk do futeshin dot. Sot që flasim, BE është në një debat të brendshëm i cili nuk ka në konsideratë ekspansionin,  por daljen nga një situatë e cila e ka vendosur BE në pozitë të vështirë në raport me fuqitë e tjera. Dhe sot debati mes Francës e Gjermanisë, apo mes atyre që e predikojnë zgjerimin hapur pa ngrënë arra në dorë, dhe atyre që nuk e duan zgjerimin, nuk lidhen fare, as me argumentet e përdorura këtu për politike të brendshme, dhe as me Shqipërinë, apo Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është shumë më gati për të hapur negociatat seç kanë qenë të gjitha vendet para se të hapnin negociatat. Sepse, sot procesi është bërë shumë më i ndërlikuar dhe shumë më kërkues. Bashkimi Evropian nuk ka sot problem plotësimin ose jo të kushteve nga Shqipëria, por ka probleme të lidhura me një periudhë të tërë krize që ka marrë të përpjetën qysh me shpërthimin e lumit të refugjatëve.”

 

Sipas kryeministrit Rama, qëndrimi pozitiv i Bundestagut është marrë vetëm sepse Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vënë veton që nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

“Gjermaniai  ka vënë kushte vendit tonë, vetëm për politikën e vet të brendshme, në funksion të politikës së vet të brendshme. Në grupin më të madh parlamentar në Gjermani bëhet një debat se çfarë po i japim Shqipërisë dhe ka vota pro e kundër. Gjermania ka thënë “PO” vetëm për një arsye, që e ka shprehur dje, sepse Kancelarja ka vënë veton që nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe do të jetë “PO” për Shqipërinë. 9 kushte nuk janë 9, janë 999, sepse ne në procesin e integrimit duam dhe duhet të ndërtojmë Shqipërinë evropiane”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *