Kryeministri Rama bëri të qartë nëpërmjet një statusi në facebook se shumë shpejt do të ketë një plan konkret ekonomik për daljen nga kriza humanitare që pos jell koronavirusi.

 

Duke ndjekur komentet tuaja u them të gjithë atyre që pyesin për planin ekonomik të daljes nga kjo krizë humanitare që të bëjnë pak durim! Na duhen edhe disa ditë, ju lutem durim!Ju kujtoj tërmetin dhe ju përsëris: t’i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion! Kini besim se çfarë është në mundësitë e kësaj toke, nuk do të mbetet pa u bërë!

 

Rama ka një përgjigje edhe për ata të cilët e kanë akuzuar mbi gjobatr e rëndë të parashikuara në aktin e fundit normative të nxjerr për këtë situatë emergjente. Kreu I qeverisë shkruan se pikërisht këto masa të forta kanë filluar të japin rezultate pasi këtë të diele shkeljet kanë qënë afër zeros.

 

Ndërsa kujt ankohet për gjobat e rënda të aktit normativ i them se gjobat nuk janë për popullin, po për shkelësit e rregullave të kësaj lufte dhe nuk janë për të mbledhur shteti para, po për të mbrojtur popullin nga shkeljet që në këtë situatë lufte kërcënojnë shëndetin e tij!Sa për një shembull: shkeljet sot kanë qenë afër zeros!Të vazhdojmë siç e kemi nisur, të bëjmë durim, të mos kërkojmë në një situatë lufte të zgjidhim brenda tre ditësh, të gjtha problemet e pasluftës!Frikë aspak, kujdes po!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *