SHBA 1 miliardë ndihmë për Izraelin, zyrtarët e Kongresit zbulojnë planin për furnizimin me armë

SHBA pritet t’i dërgojë edhe 1 miliard dollarë shtesë armë dhe municione Izraelit. Kështu deklaruan tre këshilltarë të Kongresit në kushte anonimiteti.
Paketa përfshin municione tankesh me një vlerë prej 700 milionë dollarësh, 500 milionë dollarë në automjete taktike dhe predha mortajash që kapin vlerën e 60 milionë dollarëve,
Ende nuk dihet se kur këto armë do të dërgohen në Izrael. Kjo është dërgesa e parë e armëve për Tel Avivin që kur administrata e Biden vendosi gjatë këtij muaji që të ndalonte dërgimin e një pakete ku përfshiheshin 3.500 bomba në Izrael.
Administrata amerikane tha se e ndërpreu dërgimin e mëparshëm me qëllim që Izraeli të mos i përdorte në ofensivën ndaj qytetit Rafah të Gazës, ku janë evakuuar një numër i madh civilësh palestinezë.
Republikanët e kanë kritikuar ashpër vendimin e javës së kaluar të Presidentit Biden për të ngrirë dërgesën e armëve për Izraelin. Ata argumentojnë se vendimi përfaqëson braktisjen e aleatit më të afërt në Lindjen e Mesme. /vizionplus.tv




