E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Tiranë/ Punësohej për të vjedhur xhirot ditore, arrestohet 39-vjeçarja

Një 39-vjeçare është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Skema”.

Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se 39-vjeçarja punësohej në subjekte të ndryshme dhe, përpara se të largohej, vidhte paratë e xhiros ditore.

Në kuadër të hetimeve janë dokumentuar 5 raste vjedhjesh në territorin e dy komisariateve.

“Në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pasurisë, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Skema”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetases të shpallur në kërkim K. Z., 39 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se kjo shtetase punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme në Tiranë me qëllim për të vjedhur xhirot ditore, përpara se të largohej.

Në kuadër të këtij operacioni u dokumentuan 5 raste vjedhjesh të ndodhura në territoret e Komisariateve Nr. 1 dhe 2.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.