Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në Kosovë

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale, spektakël në...

“US Open”/ Dramë në Nju Jork, Alcaraz eliminohet pas...

“Besa” dhe “Prania Besnike”, kryeministri Rama mbledh sot drejtuesit...

Bllokimi i pagave, administrata e Gjykatës Civile sërish në...

Champions! Haaland nis ndjekjen e Ronaldos, ja në çfarë...

Ministri Salla: Bursa Bujqësore, më shumë alternativa dhe fuqi...

SHBA përshkallëzon luftën tregtare me Kanadanë, vendos tarifa, ja...

Gjermania i premton Ukrainës më shumë armë: Sulmet ruse...

SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat e mbetura ajrore të...

Gjashtë të vdekur pas përplasjes së anijes me urën në Baltimorë, zbulohet shkaku i tragjedisë

15 Maj 10:01

Anija e mallrave Dali pësoi një avari elektrike rreth 10 orë përpara se të largohej nga porti i Baltimorës dhe përsëri pak para se të përplasej me urën “Francis Scott Key” duke shkaktuar vdekjen e gjashtë punonjësve të mirëmbajtjes së urës, thanë hetuesit federalë të martën.

Ndërprerja e energjisë ndodhi pasi një pjesëtar i ekuipazhit mbylli gabimisht një pajisje për shkarkimin e tymit, duke shkaktuar bllokimin e motorit të anijes, thuhet në raportin paraprak të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, NTSB. Menjëherë pas largimit nga porti, anija u përplas me një nga kolonat mbajtëse të urës pasi një tjetër ndërprerje e energjisë çoi në humbjen e kontrollit të anijes.

Lexo edhe :

Related Posts

FBI nis hetimet për urën që u shemb në Baltimore
Shembja e urës në Baltimore, gjendet një tjetër trup i pajetë

Raporti ofron detaje të reja mbi trajtimin e problemeve nga ana e ekuipazhit pas avarisë elektrike ndërsa anija ishte e ankoruar në Baltimorë. Hetimi i plotë mund të zgjasë një vit ose më shumë, sipas zyrtarëve. Testimi i karburantit të anijes nuk nxori në pah ndonjë problem me cilësinë e naftës, sipas raportit.

Pas ndërprerjes fillestare të energjisë, gjeneratori për raste emergjente i përdorur për disa muaj u ndez automatikisht, thonë hetuesit. Presioni i pamjaftueshëm i karburantit bëri që gjeneratori të shuhej, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë për herë të dytë.

Pjesëtarët e ekuipazhit ndryshuan konfigurimin elektrik të anijes, duke vënë në punë një transformator që anija kishte përdorur pas nisjes, thuhet në raport.

“NTSB është ende duke hetuar konfigurimin elektrik pas ndërprerjes së parë në port dhe ndikimeve të mundshme përpara aksidentit”, thanë hetuesit.

Bordi i sigurisë nisi hetimin e tij pothuajse menjëherë pas shembjes së segmentit të urës, që shkaktoi rënien në ujë dhe vdekjen e gjashtë punonjësve të mirëmbajtjes.

Sipas raportit paraprak, në orën 1:25 të mëngjesit më 26 mars, ndërsa anija Dali ndodhej më pak se një kilometër larg urës, siguresat ndërprenë furnizimin e rrjetit kryesor elektrik që ushqen shumicën e pajisjeve dhe ndriçimin, duke bërë që anija të humbasë kontrollin.

Motori kryesor me naftë ndaloi punën pasi pompat humbën fuqinë. Ekuipazhi vuri në punë gjeneratorin për prodhimin e energjisë dhe pastaj kërkuan ndihmë nga rimorkiatorët. Kapiteni i anijes dha urdhër për hedhjen e spirancës. Më pas ndodhi ndërprerja e dytë e energjisë dhe ekuipazhi paralajmëroi trafikun ujor. Anija goditi urën duke shkaktuar shembjen e një segmenti të saj brenda disa sekondash.

Byroja Federale e Hetimeve ka nisur gjithashtu një hetim penal lidhur me rrethanat që çuan në shembjen e urës.

Pasojat mund të kishin qenë shumë më të mëdha nëse policia nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të ndaluar trafikun. Brenda rreth 90 sekondash, pas paralajmërimit të një dispeçeri në radio se një anije masive mallrash kishte humbur kontrollin dhe po shkonte drejt urës, oficerët e policisë arritën të ndalonin trafikun e automjeteve në të dyja anët e urës.

Anija e kontejnerëve Dali nga Singapori, po nisej nga porti i Baltimorës për në Sri Lanka kur u përplas me urën./VOA

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Anija baltimore SHBA

Nga e njëjta kategori

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për presidentin

më shumë...

“US Open”/ Dramë në Nju Jork, Alcaraz eliminohet pas 4 orësh e 28 minutash, Shelton bën mrekullinë

më shumë...

Katër punonjës të bashkisë i zuri korrenti, njëri humbi jetën, ndalohen drejtori dhe drejtuesi teknik në Tropojë

më shumë...

Banorët në Letan të Elbasanit protestojnë kundër gurores: Na ka mbuluar pluhuri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:49

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, Rama reagon...

11:43

Shpërthimi në karburantin “Eida” në Tiranë, shoqërohen...

11:40

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në...

11:37

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia shpall...

11:25

Si ndodhi shpërthimi në karburantin “Eida” në...

11:24

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet...

11:12

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale,...

11:11

“US Open”/ Dramë në Nju Jork, Alcaraz...

10:58

Katër punonjës të bashkisë i zuri korrenti,...

10:51

“Besa” dhe “Prania Besnike”, kryeministri Rama mbledh...

10:42

Banorët në Letan të Elbasanit protestojnë kundër...

10:40

Bllokimi i pagave, administrata e Gjykatës Civile...

10:37

Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra zjarri në...

10:32

Champions! Haaland nis ndjekjen e Ronaldos, ja...

10:30

Punime në rrjetin e energjisë elektrike, zonat...

10:27

Protesta para Kuvendit, 1 person i arrestuar...

10:21

Ministri Salla: Bursa Bujqësore, më shumë alternativa...

10:19

Superjahti më i madh në botë mbërrin...

10:12

Hita: Policia të jetë më pranë qytetarëve,...

10:03

SHBA përshkallëzon luftën tregtare me Kanadanë, vendos...

Më të klikuarat

  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëse...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.