Kryeministri Rama reagoi për raportin përfundimtar të publikuar nga OSBE-ODIHR mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit.
Rama thotë se raporti në fjalë i ka certifikuar zgjedhjet si legjitime dhe ka dhënë rekomandimet e duhur në shërbimet të reformes së re zgjedhore që duhet bërë.
Kryeministri shton se zgjedhjet e 2021 janë afër prandaj duhet nxituar puna për reformen zgjedhore.
Ai thotë se ka nevoje që kjo reforme të kryhet mbi bazën e një fryme dialogu dhe bashkëpunimi dhe për këtë është i gatshëm të shtrijë dorën të gjithëve.
Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin,e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re DIALOGU e BASHKEPUNIMI për Shqipërinë





