Subscribe

Kryeministri Edi Rama zbriti në terren këtë të diel për të ndjekur nga afër nisjen e vaksinimit masiv në sheshin “Skënderbej”.

 

I shoqëruar nga ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, Rama deklaroi se gjysmë milioni shqiptarë do të jenë të vaksinuar brenda majit.

 

Ndërsa ambicia e shefit të qeverisë është që i gjithë procesi të përmbyllet pranverën e ardhshme.

 

“Brenda majit, gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar. Kam bindjen e plotë se do të ecim shumë shpejt. Kemi siguruar sasi të konsideruershme. Besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i këtyre goditjeve që i bëhet zinxhirit të infektimeve. Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të jenë vaksinuar të gjithë. Por unë mendoj se do të vaksinohen më parë.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *