Subscribe

Kryeministri Edi Rama shmangu përgjigjen për refuzimin e Presidentit për te dhënë autorizimin mbi vijimin e negociatave për detin me Greqinë. Pas mbledhjes se qeverise ne Berat teksa u pyet nga gazetaret Rama preferoi te fliste për Kanionet duke i njohur Ilir Metës meritën se e kishte prezantuar me këtë bukuri te natyrës shqiptare.

 

Rama paralajmëroi vijimin e anulimit te kontratave te HEC-eve ashtu siç ndodhi ne pellgun e Osumit duke vene pikëpyetjet mbi çdo koncesion qe ka shkelur ligjin duke dëmtuar pasuritë kombëtare.

 

Kryeministri u ndal edhe tek masakra e shkaktuar nga guroret ne malin Krujës. Ai njoftoi se do ti jepet fund çdo lloj aktiviteti ne këtë zone ndërsa pritet te nise rehabilitimi i sipërfaqes se shpyllëzuar.

 

 

Lidhur me programin e ndihmës ekonomike dhe akuzat e fundit te opozitës Rama përsëriti domosdoshmërinë e pastrimit te listave nga abuzuesit.

 

 

Pasi beri te ditura vendimet e marra mbledhjen e qeverise kryeministri mori pjese ne prezantimin e planeve te zhvillimit te qarkut te Beratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *