Subscribe

Kryeministri Edi Rama lajmëroi një masë të re të qeverisë ,vendimin për përdoriminme detyrim të maskës në cdo ambjent, të hapur apo të mbyllur duke nisur nga java e ardhshme.

E gjitha kjo, shpjegon kryeministri, bëhet me qëllim , shmagien e një mbyllje të dytë të vendit, sidomos tani që pritet rritjeve e rasteve ditore me Covid-19.

Gjoba për individet do të vilet në faturen e dritave ndërsa për bizneset me mënyra të tjera direkte. Perjashtimi i vetem per perdorimin e maskes jane baret dhe restorantet.

 

Fakti që tani temperaturat do ulen, njerezit do grumbullohen në ambjente të brendshme, përdorimi i kondicionereve, etj janë faktore që do e shtojnë rriskun për rritjen e numrit të të infektuarve.Disa vende po shtojnë masat kundër Covid-19 për shkak të rritjes së rasteve.Nga jave ardhshme maska do të jetë e detyrueshme në cdo vend, përfshirë këtu ambjente të jashtme, lokale, biznese dhe kudo tjetër. Gjoba për qytetaret në rast se nuk do të zbatohet përdorimi I maskës do të vendoset tek fatura e dritave ndersa per bizneset do te vilet direkt. Unë bashkë me Ministren do luftojmë fort që të mos e mbyllim më vendin, as bizneset , as shkollat sepse I dimë mirë pasojat ekonomike. Ama ne nuk mund të presim që shumica e njerezve të vazhdojë ti injorojë rregullat, kështu që gjobat këtë herë duhet ti merrni seriozisht sepse nuk tolerojmë më. Më mirë një maskë sot, sesa një mbyllje neser e vendit. Unë nuk kam mbajtur maskë deri sot, nga nesër do të mbaj maskë edhe jashtë.Zbatimi i rregullave të reja do të monitorohet nga policia e shtetit dhe nga policia bashkiake.Duhet të parandalojmë një karantinë të plotë. Të gjithë bashkë ne duhet tiu qëndrojmë strikt rregullave.

 

Rama shtoi gjatë daljes për mediat me Ministren Manastirliu se personeli shëndetesor po bën një punë heroike në vend ndërsa qeveria ka porositur që në fillim vaksinat për Covid-19 kur të jetë e gatshme.

 

Përpara dy ditësh është shënuar dita më e lartë me numrin e të infektuarve në botë, mbi 358 mijë, kështu që duhet kujdes maksimal.Ne kemi dyfishuar ekipet mjekësore në terren ndërsa puna që po bëhet nga Ministria e Shëndetësisë dhe ekipet mjekësore tek dy spitalet Covid-19 dhe spitalet rajonale është tepër e madhe.Infermieret sidomos në dy spitalet e Covid po bëjnë një punë heroike.Ne kemi bërë punën tonë, duke porositur në kohë vaksinën kundër Covid 19 kur të jetë gati dhe jo vetëm kaq por edhe nxjerren e një fondi reserve për vaksinim falas të popullsise për gripin stinor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *