Subscribe

Lufta kundër kanabisit ishte kryefjala e kryeministrit Rama në një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku prezantoi ministri e ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Shefi i qeverisë vlerësoi punën e bërë kundër drogës, ndërsa premtoi se ky vit do të shënojë fundin e këtij fenomeni.

 

Edhe ministri i ri i brendshëm Xhafaj, e quajti prioritet luftën kundër drogës: Sfidë kryesore do të jetë fshirja e Shqipërisë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabisin.

 

Xhafaj u ndal dhe tek zgjedhjet, duke garantuar paanshmërinë e policisë në proces, ndërsa shtoi se ka ardhur koha për të bërë vetting edhe për figurën morale të policisë.

 

Sulmet politike për ministrin e Brendshëm vijnë nga ata që nuk kërkojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Xhafaj tha se shteti i së drejtës është vullneti politik i shumicës,  ndërsa mbetet angazhimi kryesor përballë qytetarëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *