Subscribe

Kryeministri Rama mbajti fjalën e rastit në në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: “Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”.

 

Kryeministri vlerësoi maksimalisht gjininë femërore e cila sipas tij është me punëtore dhe më e përgjegjshme në kryerjen e punëve.

 

Nga përvoja ime mund t’ju them se nëse doni që të flisni, të keni diskutime të gjata pa bërë asgjë mund ta bëni duke pasur burra të pranishëm. Por nëse doni që të punoni realisht dhe nëse doni që gjërat të bëhen është më mirë të zgjidhni gratë, janë një garanci më e madhe. Burrat thonë gjithmonë po, por në fund nuk e bëjnë atë që duhet të bëjnë.Kur i thua pse nuk e  bërë fillojnë me një listë justifikimesh të njohura dhe të dëgjuara. Kur i thua një gruaje që duhet ta bësh, atëherë gratë thohnë jo se ndoshta nuk është mënyra e duhur për ta bërë.Por kur thonë po, është e sigurt që do ta bëjnë.

 

Rama shtoi se Shqipëria ka bërë shumë përparim sa I takon barazisë gjinore.

 

Kur konventa e Stambollit u nenshkrua ne maj 2011, nuk pati lajme ta njoftonin ate ne vendin tone e disa dite me pas patem zgjedhjet vendore. Nga 384 kandidatet e perzgjedhur vetem 5 ishin gra. Kombet e Bashkuara publikuan renditjen e qeverive ku parashtrohej barazia gjinore. Ne ishin me top 5 se bashku me vende si Suedia, Finlanda. Ne klasifikimet mbareboterore Shqiperia eshte nje ne 34 vendet me nivel barazieKemi patur sukses te arrinim ekuiliber perfekt ne keshillat bashkiak, ne qeveri ne kemi me shume gra sesa burra, 60% e punonjesve ne administraten publike i kemi gra.

 

Megjithatë kryeministri Rama pranoi edhe problematikat e femrave që ende janë të dukshme në shumë raste, sidomos sa I takon dhunës ndaj tyre.

 

Ai shtoi se shumë shpejt qeveria shqiptare do të nxjerrë një propozim, që do të jetë shumë i rreptë për dhunuesit.

 

Nëse shohim përqindjen e grave që fitojnë raste në gjykata është për të ardhur turp. E rëndësishme është që të shkojmë në një nivel më tej, më lart në kuadrin ligjor dhe me instrumentet që luftojnë dhunën në familje. Shumë shpejt do dalim me një propozim, që do jetë shumë i rreptë sa i përket dhunuesve dhe autorëve të dhunës në familje. Burrat duhet të marrin përgjegjësi. Dhuna ndaj grave është një krim i rëndë. Nuk jane lajme te mira lidhur me situaten e grave, situata nuk eshte ajo qe duhet te jete. Dhuna ne familje eshte problematike dhe serioze ne Shqiperi. Kjo lidhet me fantazmat e se kaluares. Pas renies se komunizmit ne pame shume pjese nga e kaluara e zakone te vjetra qe u trasheguan edhe pas komunizmit. Hyme ne nje faze tranzicioni. Ne nje krah kishim gra qe arriten te ecin, u bene sipermarrese, por patem edhe inflacion te cmendur, keqkonkurrence etjMjafton te shohim piktura, filma, prodhime te periudhes komuniste ku veshtire behet dallimi mes grave e burrave sa i perket paraqitjes fizike. E kemi kaluar kete por me zonat rurale kemi patur rikthim te zakoneve te vjetra, nuk lejohet ndjekja e shkolles apo punes nga grate. Eshte koha te nxisim e jo thjesht te vetekenaqemi per faktin se ka me teper gra sesa burra ne poste ne qeveri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *