Subscribe

Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish programin ekonomik të PD për fushatën elektorale.

 

Kreu i qeverisë, teksa ju përgjigj pyetjeve të disa qytetarëve në rrjetet sociale, deklaroi se plani i demokratëve mund të realizohet vetëm në gjumë.

 

Duke ju referuar premtimit për ulje të sigurimeve dhe rritje të pensioneve, Rama tha se kjo gjë është e pamundur, ben te ditur Vizion Plus.

 

“E keni dëgjuar nga miku im i fjetur Lulzim Basha, do të ulim sigurimet shoqërore dhe do të rrisim pensionet. Pesnionet financohen nga sigurimet shoqërore. Sot shqipëra ka ende një deficit të trashëguar sepse paguan më shumë pensione sesa mbledh. A mund të ndodhë që të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rrisësh prodhimin e djathit? Mund të ndodhë, por që të jetë djathë, jo kubikë niseshteje. Kjo ndodh në gjumin e Lulit dhe tek ata që duan t’i bien shkurt. I kanë rënë shkurt herë me Suden, herë me Vehbiun, herë me Saliun. Ka më shkurt sesa me Lulin? Prandaj po ju del gjatë. Strategjia ekonomike e Lulit është do të ulim prodhimin e qumështit, do të rrisim prodhimin e djathit”, u shpreh Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *