Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun demokrat Lulzim Basha në lidhje me deklaratat e bëra nga ky i fundit gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

 

Në një postim në “Twitter”, Rama teksa e cilëson “artist” kreun demokrat, i kujton se Deparatamenti Antishpifje ka konstatuar gjatë deklaratave të bëra 23 padi ndaj tij.

 

Kryeministri Edi Rama gjithashtu nuk nguron ta thumbojë kreun demokrat në lidhje me zgjedhjet vendore.

 

“Artist,jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diare intensive më thonë? E di xhan e di,të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës. Mbahu fort”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *