Kryeministri Edi Rama deklaroi se eshte gati te marre ne konsiderate hapjen e listave. Ne fund te takimit me opoziten, nuk pati dakordesi mes mazhorances dhe opozites parlamentare, por shefi i qeverise sqaroi pozicionin e partise me te madhe parlamentare.

“Ne jemi te gatshem te konsiderojme nje formule hapje te listave, per te formalizuar dhe per te arritur ne nje konsens trepalesh, askush nuk do te marre gjithcka, por eshte shune e rendesishme qe te kene ze ne proces te gjithe.”

Kryeministri theksoi se do te respektoje marreveshjen me pd dhe nuk do te plotesoje kerkesen e opozites parlamentare per depolitizimin e komisioneve. Por lideri i mazhorances rama sqaroi se nuk do e diskutoje me partine demokratike ceshtjen e listave.

“Kjo eshte nje ceshtje ekskluzive e Parlamentit. “

Por qendrimi i kryeministrit Rama i ka lene te pakenaqur kryetaret e grupeve parlamentare te cilet nuk terhiqen nga kerkesat e tyre.

Ceshtja e sistemit zgjedhor do te diskutohet ne 30 korrik ne seancen e fundit te parlamentit e deri atehere pritet te shihet se cfare do beje Partia Socialiste ne lidhje me listat e hapura, heqjen e koalicioneve dhe nga ana tjeter me marreveshjen e arritur me PD per ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *