Subscribe

Kryeministri Edi Rama, i ftuar ne emisionin Real Story te gazetarit Sokol Balla, ka komentuar marrjen e Rekomandimit per hapjen e negociatave nga Komisioni Europian, si nje moment te rendesishem, ndërsa është ndalur dhe tek roli destruktiv, sipas tij i opozitës, por dhe tek ajo qe pritet te ndodh ne Këshillin e BE ne Qershor.

 

“Ne për këtë fazë kemi marr provimin, tani pjesa tjetër ka element të tjerë që nuk kanë të bëjnë me përgjegjësinë tonë të drejtpërdrejtë dhe mbi të gjitha ajo që është më e rëndësishme është që, nuk është aspak për mua një histori “jete a vdekje” Qershori. Historia e integrimit ka hyrë në një fazë të re dhe ky do të jetë viti i hapjes se negociatave, besoj unë. Opozita nuk e ka dashur, për fat të keq, që të ndodhte kjo dhe opozita nuk ka lënë gur pa lëvizur që kjo të mos ndodhte, për fat të keq.”

 

I pyetur nëse i është bere presion për arrestimin e Saimir Tahirit ne shkëmbim te hapjes se negociatave, Rama ishte i prere ne përgjigje.

 

 “Presion mua në shqip apo gjuhë të huaj, nuk më bën dot njeri. Kushdo që të jetë. Kësaj qeverie presion nuk I bën dot njeri, të paktën sa të jem unë në krye të saj. A ka individ dashamirës ose jo dashamirës, kjo nuk ka rëndësi, që janë të interesuar të kuptojnë më shumë për këtë çështje? Patjetër që ka.”

 

Kreu i qeverise ka komentuar dhe batutën e Tahirit, e cila është interpretuar si nje mesazh për te.

 

 “Për batutën nuk kam koment. Që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time, në një farë kuptimi, ndodh shpesh, nuk është problem. Unë nuk besoj që ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht, me ne dhe me vet atë. Është një që të bënë për të qeshur, mua më bën për të qeshur, që Saimir Tahiri apo kushdo tjetër, më bën mua presion.”

 

Per here te pare Kryeministri Edi Rama ka folur dhe lidhur me çështjen e gylenisteve.

 

“Unë besoj që në këtë temë nuk mund të mbahet një qëndrim bardhë e zi. Unë besoj që është një rrjet i cili meriton një vëmendje shumë të veçantë. Këtu nuk bëhet fjalë që ka njerëz që kërcënojnë vende të tjera, këtu bëhet fjalë për individë, për forca që mund të jenë kërcënim i brendshëm.”

 

Rama ka shprehur keqardhjen e tij për vendimin e Departamentit Amerikan te Shtetit per shpalljen non grata te deputetit Tom Doshi dhe te ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke shtuar se nuk ka asnjë te dhene mbi informacionet e grumbulluar nga SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *