Subscribe

Afrimi i festave te fundvitit rikthen radhët ne pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Këtë te shtune situata paraqitet e renduar ne Kakavijë për shkak se pala greke punon vetëm me 2 sportele. 7 kilometër ka shkuar radha e mjeteve qe presin te hyjnë nga vendi fqinje ne Shqipëri. Nuk kane munguar revoltat dhe protestat e qytetareve shqiptare te cilëve iu është dashur te presin me ore te tera. Ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për normalizimin e situatës.

 

Krejt e kundërta ndodh ne palën shqiptare e cila vijon punën me kapacitet te plote, me katër sportele si ne hyrje ashtu dhe ne dalje. Gjate 24 orëve te fundit mbi 6 mije shtetas kane hyre ne vendin tone, ndërsa me afrimin e festive fluksi pritet te shtohet. Edhe ne Kapshtice ka pasur fluks te lëvizjeve drejt Shqipërisë. Megjithatë situata paraqitet me e mire se ne Kakavijë pasi pala greke ne Kapshticë po punon me tre sportele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *