Nuk kishin nguruar ndër vite që me lançimet hit pas hiti të shkëmbejnë edhe thumba për njëri-tjetrin dhe grupet e ndërsjella. Dikur ata që ishin shokë të ngushtë në Babastars, Lumi B dhe Getoar Selimi kanë harruar zënkat e tyre dhe kanë vendosur të kalojnë pak kohë së bashku në aeroplan.
Telegrafi mëson se dyshja kanë udhëtuar bashkë me reperin 2Ton drejt Zvicrës, ku do të zhvillojnë koncertet e radhës për bashkatdhetarët. Në foto shihet Getoar Selimi bashkë me Lumi B dhe 2Tonin, teksa ky i fundit në përshkrimin e tij ka ironizuar.
“Luftë”, ka shkruar 2Ton duke ironizuar se dy reperët e jashtëzakonshëm tash janë shumë afër dhe mund të “luftojnë”.
Por, siç mëson Telegrafi nuk bëhet fjalë për luftë, por për një miqësi të vjetër të mrekullueshme mes Lumit dhe Getit, e cila vazhdon të jetë prezente sa herë që ata takohen privatisht, sikurse në këtë ras në aeroplan, vetëm se më herët kanë hezituar ta bëjnë publikisht.
Ky është lajmi më i mirë për hip hop skenën shqiptare ndër vite, pasi që ëndërr e secilit adhurues të këtij zhanri është që t’i shoh një ditë së bashku të gjithë reperët kosovarë në bashkëpunime dhe në muzikë të mirë për publikun.





