Subscribe

Mbledhja e parë e nënkomisionit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillin të Lartë Gjyqësor e atë të Prokurorisë tregoi se procesi do të jetë larg konsensusit politik.

 

Mazhoranca dhe opozita kanë shkëmbyer akuza mbi ligjshmërinë e procesit. Oerd Bylykbashi ritheksoi se mazhoranca po tenton të kapë institucionet, në shkelje të Kushtetutës.

 

Pretendim i cili jo vetëm nuk u pranua nga shumcia socialiste, por u konsideruar si dashakeq.

 

Pas debateve, u vendos që mbledhja ku do hartohet lista e kandidatëve për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së që do t’i dërgohet për votim seancës plenare do të jetë e hëna e ardhshme.

 

Më herët, Këshilli i Legjislacionit ka shtyrë për datë 29 janar shqyrtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar një sërë nenesh, pjesë e ligjit për Këshillin e Lartë Gjyqësor e ai i Prokurorisë. Këshilli do të diskutojë të gjitha vendimet që Kushtetuesja ka marrë në raport me reformën në sistemin e drejtësisë, që nga viti 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *