Protesta e studentëve të lëvizjes me emrin “Për universitetin” është shfaqur here pas here gjatë disa viteve të fundit. Drejtues të saj janë pozicionuar menjehëre kundër ligjit për arsimin e lartë, ligj që hyri në fuqi në vitin 2015-të.

 

Sipas qeverisë ligji i ri zgjeronte autonomine universitare dhe i mbyllte rrugën fiktivitetit në arsimin e lartë, dukuri që u hodhi rrënjë me celjen e disa instuticioneve të dyshimta universitare.

 

Në bazë të ligjit në fjalë, tarifat për studimet në universitetet publike përcaktohen nga vetë universitetet brenda një tavani të caktuar nga qeveria.

 

Për të folur më shumë rreth kësaj proteste të organizuar nga studentët i ftuar në edicionin qendror të lajmeve është petagogu në Universitetin e Tiranës Arlind Qori, dhe një nga përfaqësuesit e lëvizjes Për universitetin.

 

Ministrja Nikolla tha sot se tarifat nuk janë rritur nga viti 2014 një vendim që u mbështet dhe nga kryeministri, çfarë ka ndodhur së fundmi që protesta mori këtë zjarr?

 

Besoj se edhe një nxënës i klasës së parë e kupton mangësinë logjike të kryeministrit  dhe të ministres. Studentët masivisht kërkojnë uljen e tarifave, ndërsa këta thonë që tarifat nuk janë rritur. Është një lloj si të pyesës dikë se sa është ora dhe ai të thotë që jemi në hënë tani, në këtë kuptim ata duan ta zhvendosin çështjen e debatit. Studentët masivisht kërkojnë uljen, përgjysmimin e tarifave jetësimin e parimit të arsimit publik falas. Ndërkohë kanë dhe një kërkesë specifike ditët e fundit që është heqja e një gjobe tërësisht të padrejtë që qeveria ka vendosur me VKM-në të gjithë atyre studentëve që do ta japin provimin për herë të dytë.

 

Ju thatë që qeveria ka një alogjizëm në atë që thotë por nga viti 2014 që janë rritur tarifat deri më sot, keni protestuar disa herë por çfarë ndodhi këtë herë që mori zjarr?

 

Ka një moment komulativ, protestë pas proteste, pakënaqësi pas pakënaqësie dhe sigurisht që vjen një moment që diçka e vogël e papritur merret vesh që përveç tarifave të papërballueshme studentët marrin vesh se kanë për të paguar dhe një gjobë që do të shkojë rreth 30 mijë lekë të vjetra për çdo provim. Kjo duket sikur e mbushi kupën, ose ishte pesha e fundit sipas shprehjes që theu shpinën e gamiljes.

 

Kush dhe si duhen paguar shpenzimet atëherë për studentët e prapambetur ngelës.

 

Një provim shtesë kushton 2 lekë të reja aq sa kushtojnë dy fletë A4 dhe për këtë shpenzim qeveria u kërkon që ato të paguajnë 30 mijë lekë të vjetra ndërkohë që petagogu paguhet njëlloj. Ne marrim një pagë mujore ku përfshihet edhe korrigjimi dhe nuk paguhemi shtesë për këto provime. Lind pyetja se pse qeveria shton kaq shumë tarifa reale për një masë të madhe studentësh, përgjigja sipas meje është se ajo nuk ka ndërmend që të financojë te arsimi publik në Shqipëri, kështuqë barrën e financimit të arsimit do ta zhvendosë tek vetë studentët. Duke e kthyer kështu arsimin nga një e drejtë themelore që ju takon të gjithëve në bazë të meritës në një privilegj që mund ta përballojnë vetëm ato që kanë para.

 

Tarifat me ligjin e ri thotë qeveria se nuk i vendos ministria, por vetë universitetet. Përse protestoni tek qeveria, çfarë kërkoni të ndryshoni ligjin apo diçka tjetër?

 

Ne sigurisht dëshirojmë që të ndryshojmë ligjin por edhe mbrenda kuadrit ligjor aktual, qeveria ka të drejtën që të përcaktojë nivelin e financimit të Universiteteve publike, në qoftëse shtohen fondet qeveritare për Universitete, atëherë mund të kemi dhe ulje të tarifave. Nga ana tjetër qeveria ka në dorë që të përcaktojë tavanin, maksimal të tarifave, pra në këtë kuptim pjesën më të madhe të përgjegjësisë e ka qeveria. Kur qeveria të kryejë detyrat e saj themelore pastaj ne mund tju drejtohemi universiteteve që propozimet e tyre për vitin e adhshëm të respektojnë kërkesa tona. Qeveria kërkon që të zhvendosë topin, nga vetja tek autoritetetet universitare.

 

Nga zërat e ndryshëm të protestës së studentëve, dëgjohen dhe fjalë se arsimi duhet të jetë falas. Ju mendoni se universiteti publik në Shqipëri duhet të jetë falas?

 

Është në 17 vende të Evropës, arsimfalas do të thotë të arsimohen ato që e meritojnë të mos të ketë asnjë pengesë ekonomike për dikë që e meriton të shkojë në shkollë. Sot studentët në universitetet publike hyjnë me konkurs ose me garë bazuar tek nota mesatar. Në këtë kuptim çdo tarifë që vendoset është një tarifë që heq një student të mirë nga shkolla, megjithëse meriton të jetë aty dhe në vend të tij mund të vijë një student me i dobët vetëm sepse ka mundësi për të paguar, prandaj ne si parim kërkojmë arsim publik falas dhe si hap të ndërmjetshëm kërkojmë përgjysmimin e tarifave dhe rrëzimin e VKM-së në fjalë që vendosi një gjobë të padrejtë. Qeveria ka vendosur me VKM që universitetet ta vjelin këtë gjobë tashmë thotë se këtë gjë e kanë në dorë universitetet.

 

Opozita është vënë në mbështjetje të hapur të lëvizjes studentore, cili është raporti i tyre me opozitën dhe i juaji?

 

Si çdo opozitë si në çdo vend të botës do të përfitojë nga gjëra që nuk i takojnë. Mjaftojnë që të shikojnë një pakënaqësi ndaj qeverisë dhe ato shkojnë, mundohen që të vendosin një kapital politik mbi të. Por ne kemi një përvojë të gjatë me opozitat në Shqipëri dhe dimë se si ti mbajmë larg jetës universitare, kjo është çështje e studenteve dhe universitetit dhe do të mbetet e tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *