Opozita zhvillon këtë të premte protestën e nëntë kombëtare ku do të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Protesta, sipas kreut demokrat, Lulzim Basha, do të jetë paqësore por ende nuk dihen skenarët që opozita do të përdorë.

 

Ndërkohë sa I takon simbolikës, të rinjtë e FRPD e LRI duket se kanë zgjedhur dosjet 339 dhe 184.

 

Dosje ku zyrtarë të PS, sipas përgjimeve të bëra publike nga BILD, janë përfshirë në blerje votash.

 

Të rinjtë e dy partive opozitare, para nisjes së protestës u kanë shpërndarë fletushka qytetarëve ku shkruhej Voto 184; Voto 339.

 

Një simbolik që lidhet edhe me zgjedhjet e 30 qershorit ku opozita nuk merr pjesë.

 

Dosjet e nxehta “339” dhe “184” duket se do të jenë simbolikat kryesore të protestës së sotme të opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *