Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”, Rama: Prokurimet...

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama: Teknologjia mundësi...

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë: Vendimi mbron sigurinë dhe...

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji...

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7...

“Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i Botës kritikon...

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran, por nuk...

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina i kundërpërgjigjet...

Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në garë për...

Real–Inter, të gjitha lëvizjet para supersfidës. Mungesa të rëndësishme...

Propozimi i Mediut: Koalicioni opozitar të jetë i gjerë, edhe me partitë e reja!

15 Janar 23:23

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka konfirmuar se opozita e bashkuar do të ketë një kandidat për kryeministër dhe është ai. Basha tha mes të tjerash se shumë shpejt do të bëjnë publike strategjinë e opozitës se si do të garojnë në zgjedhje. Sipas tij, një gjë është e sigurt se do të ketë një koalicion dhe një program opozitar.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se koalicioni opozitar duhet të jetë më i gjerë duke përfshirë dhe partitë e reja. Sipas tij, edhe figura si Topalli, Patozi, mund të kontribuojnë në fitoren e opozitës dhe largimin e Ramës si kryeministër.

 

Fatmir Mediu: Ajo që unë do të thosha sot, është koha që ne duhet të mendojmë organizimin. Mendoj që paragjykimet janë normale, sepse njerëz jemi. Paragjykime kemi për njërin, për tjetrin, qejfmbetje kemi me njëri-tjetrin. Por, këto nuk është se janë për herë të parë. Kanë ekzistuar edhe më përpara. Prandaj duhet një gjykim më i hapur që të ketë një koalicion të përgjithshëm opozitar dhe besoj do ishte më i vlefshëm në këtë koalicion opozitar dhe nga pikëpamja elektorale dhe zonja Topalli dhe z. Patozi, si njerez që kanë një lidhje, një kontribut në strukturat e PD-së, që nuk mund t’u mohohet. Dhe kjo do të vinte në shërbim të një fuqie më të mirë për fitoren opozitare. Çdo lloj portreti mund t’i shtohet grupit opozitar. Si fillim do të doja figurat e reja, po asgjë nuk është për tu neglizhuar në opozitë.

Alban Dudushi: Kur keni parasysh koalicion opozitar, po mendoni një listë të përbashkët ku përfshihen edhe këta?

Fatmir Mediu: Avantazhi i opozitës, është që ka një koalicion partish, ndryshe nga Rama që nuk ka. Koalicioni i partive nuk duhet të kufizohet këtu, sepse kemi dhe aleatë të tjerë dhe kemi ndërtuar marrëdhënie edhe jashtë kampit të djathtë. Duhet patjetër të gjejmë një mundësi se si duhet të kemi një kuptim të përbashkët brenda kampit të djathtë, pavarësisht nga divergjencat apo opinionet dhe paragjykimet që kemi për njeri-tjetrin. Mund t’i kemi pasur kohë më përpara, mund t’i kemi dhe tani. Por, a ka pasur paragjykim, nga ana jonë në atë kohë edhe për figurat të cilat ishin kundër Berishës? I pari që e theu atë paragjykim ishte z. Berisha dhe ata vetë që u afruan. Pra, ka mundësi që qëllime të drejta dhe të sakta për ndërtimin e një shteti Europian të ketë një qasje dhe një orientim me të mirë, të çdo faktori politik.

Çfarë problemi ka ky sistem sot, se po të ishte sistem tjetër do ishte më ndryshe? Sot ka një problem shumë të madh, në qoftë se vota nuk kthehet në mandat, shkon dyfish në interesin e kundërshtarit politik. Dhe unë kam bindjen që s’i z.Patozi dhe znj.Topalli dhe të tjerët nuk e duan Ramën kryeministër dhe duke qenë kështu duhet të shikojmë që t’i bëjmë efektive votat, t’i kthejmë në mandate, por të mos shkojnë në interes të Partisë Socialiste.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Koalicioni Opozitar Propozimi

Nga e njëjta kategori

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”, Rama: Prokurimet Publike me AI, çfarë do ndodh me e-Albania

më shumë...

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama: Teknologjia mundësi për kapërcime të mëdha, por edhe rrezik të mbetemi pas

më shumë...

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë punonjësi i Bashkisë Tropojë, tre të tjerë të lënduar

më shumë...

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon për miratim më 17 shtator

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:11

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”,...

2:00

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama:...

1:56

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë: Vendimi mbron...

1:37

Publikohen rezultatet e testit PISA, Shqipëria rritje...

1:28

Pas vrasjes së 24-vjeçarit, Hita “zbret” në...

1:24

Ngjarja e rëndë në Tropojë, njëri prej...

1:09

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron...

12:52

Flakët që “përpinë” pyjet në Shqipëri, 2...

12:42

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant...

12:35

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin...

12:15

“Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i...

12:04

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran,...

12:03

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina...

11:59

Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në...

11:55

Real–Inter, të gjitha lëvizjet para supersfidës. Mungesa...

11:53

Zjarret në qarkun e Dibrës, prefekti: Kanë...

11:45

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e...

11:28

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet...

11:24

Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i...

11:22

Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra zjarri në...

Më të klikuarat

  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • “Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësish...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.