Subscribe

Shtyrja e afatit të rivlerësimit të pasurive të patundshme deri në qershor me një tarifë 3 % është një lajm i mirë për të gjithë ata qytetarë, që duan ti japin vlerën e tregut pronës së tyre.

 

Shoqata e ndërmjetësuesve të pasurive të patundshme thotë se janë 23 mijë objekte në proces legalizimi, që janë potencial përfitimi nga kjo tarifë e reduktuar, por jo vetëm.

 

Janë dy kategori individësh. Janë 21 mijë aplikime të kryera në 2021 ku një pjesë e tyre ende nuk janë perfunduar, ndërsa janë dhe 23 mijë objekte në proces legalizimi që janë një potencial i mundshëm për të përfituar nga ky proces, u shpreh Reinaldo Pipiria nga shoqata e ndërmjetësuesve të pasurive të patundshme.  

 

Kërkesat nga ana e individëve mbetet e lartë, por edhe qeveria është e interesuar, pasi bëhet fjalë për një vlerë prej  miliona euro, që pritet të arkëtohet nga ky proces

 

Bëhët fjalë për një interes të përbashkët, si nga individët ashtu edhe nga qeveria, pasi bëhet fjalë për një arkëtim prej 25 milion euro në buxhet vetëm nga ky proces për aplikimet e 2021.

 

Por për të shmangur ndryshimet e shpeshta të afateve për këtë procedurë, shoqata e ndërmjetësuesve të pasurive të patundshme thotë se në bashkëpunim me ministrinë e financave po negociojnë për gjetjen e një formule të qëndrueshme për disa kategori pronash.

 

Do të ishte e udhës që të ketë një kategorizim të pronave, në mënyrë që pronarët e tyre të dinë se cfarë do të bëjnë dhe të kenë një formulë fikse në mënyrë që të mos presin fushatën e radhës. Kjo formulë mund të përfshijë një kategorizim të pronave duke marrë parasysh vitin e tyre të ndërtimit amortizimin si dhe tarifën e rivleresimit- u shpreh Pipiria.

 

Janë me mijëra banesa të ndërtuara para viti ’90, të cilat rezultojnë me një çmim minimal privatizimi. Nëse këto objekte do të shiten sot me vlerën e tregun, pronarët do të duhet të paguajnë një taksë të konsiderueshme në buxhetet. Rivlerësimi shmang pikërisht këtë tarifë të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *