Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Shqipëri, Nufi:...

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë miratuar aktet...

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson tonet ndaj...

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon kërkesën për...

Shqipëria dhe Polonia ratifikojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, Malaj:...

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u...

Karta e fundit e Mbretit Charles në takimin me...

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin...

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga Irani? Klosi:...

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja si e...

Programi i PD-së/ Mateo Spaho: Synimi ynë, rritja ekonomike dhe punësimi i lartë

28 Janar 20:40

Partia Demokratike prezantoi këtë të enjte programin e saj politik për 4 vitet e ardhshme. Kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se në Shqipëri nuk do të ketë më qytetarë që nuk kanë mundësi të paguajnë për ushqimin, ujin dhe dritat.

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Mateo Spaho theksoi në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se thjeshtëzimi maksimal i taksave dhe tatimeve, është një nga pikat më të forta të planit ekonomik të demokratëve.

 

“Ka shumë pika të forta. Thjeshtëzimi maksimal sa i përket taksës dhe tatimeve, me nivelin e normës 9 për qind. Më pak taksa ndaj bizneseve, në mënyrë që të investojnë më shumë dhe të kemi një rritje ekonomike dhe punësim më të lartë.”

 

I pyetur se cilat do të jenë burimet që do të kompensojnë uljen e të ardhurave nga ulja e taksave, Spaho sqaroi se kur zvogëlohen taksat, njerëzit nuk kanë leverdi të fshehin realitetin dhe të bëjnë evazion.

 

“Edhe në të kaluarën ka ndodhur kjo gjë; kur taksat janë ulur dhe janë thjeshtëzuar, të ardhurat në një vend si Shqipëria janë rritur. Thjeshtëzimi i taksave në Shqipërinë 2006-2007 solli 500 milionë dollarë më shumë në buxhetin e shtetit. Kur vendos taksë të sheshtë, njerëzit nuk kanë më leverdi që të faturojnë apo të fshehin të ardhurat e tyre. Kur kemi thjeshtëzim apo zvogëlim të taksave, njerëzit nuk kanë leverdi të fshehin realitetin dhe të bejne evazion. Ne duam ta bëjmë të paleverdisshëm evazionin fiskal.”

 

Një tjetër propozim i PD është edhe rritja e pagës minimale për katër vite.

 

“Në programin tonë kemi propozuar rritje të pagës minimale për katër vite, nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë. Kjo nënkupton edhe rritje të sigurimeve shoqërore. Zoti, Atdheu, Familja, janë tre fjalët magjike të së djathtës evropiane. Është një program që ndihmon biznesin që  të investojë. Nga krahu tjetër ndihmon formimin e familjeve të reja shqiptare. Shumë shqiptarë po lënë veten. Ne po japim përgjigjet tona që shqiptarët të shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Anëtari i Këshillit Kombëtar Lulzim Basha Mateo Spaho

Nga e njëjta kategori

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Shqipëri, Nufi: 400 vende pune

më shumë...

Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Pashaliman: Rama: Ëndërr për Shqipërinë, mundësi e re për ekonominë

më shumë...

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë miratuar aktet nënligjore, Malaj premton: I mbyllim brenda majit

më shumë...

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon kërkesën për pezullimin e afateve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:37

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

12:34

Veterani i UÇK-së mbërrin në Kosovë pas...

12:30

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në...

12:24

Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve...

11:45

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë...

11:23

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson...

11:14

“Natë e rëndë për Kosovën”, Vjosa Osmani...

11:13

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon...

11:06

Kërkimi shkencor, Kumbaro: Trefishohet buxheti! Shkollat do...

10:55

Shqipëria dhe Polonia ratifikojnë marrëveshjen për sigurimet...

10:45

Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh...

10:22

Indri dhe Vanesa i dorëzohen pasionit, ndodh...

10:08

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi,...

9:59

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

9:46

I presin rrugën dhe zbresin me vrap...

9:29

Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të...

9:04

Ngërç politik në Kosovë, vendi sërish në...

8:59

Karta e fundit e Mbretit Charles në...

8:51

Horoskopi ditor: Vendimet dhe emocionet që do...

8:04

Moti sot: Ditë e qëndrueshme në vend,...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
  • Terror në Greqi, i moshuari kryen sulme me armë në dy instit...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.