Subscribe

Shqipëria nuk do të ishte kaq shumë ekspozuar nga kriza energjetike që po troket, në rast se politikat mbi këtë sektor do të ishin më të mirëmenduara dhe do të ofronin më shumë siguri për investitorët.

Shoqata e prodhuesve të energjisë në vend thotë se si pasojë e investimeve private janë 950 megavat energji e shtuar në sistem, por ky kapacitet mund të ishte dyfish më I lartë.

 

Nëse politikat do të ishin më të qëndrueshme dhe nuk dot ë kishin humbur fokusin nga një vit në tjetrin ne sot prodhuesit privatë të energjisë do të kishim një kapacitet gati dyfish më shumë në vend të energjisë së re. Kjo ka bërë që shpesh investitorët të hezitojnë për tu bërë pjesë e tregut pasi nuk ofrohet siguri juridike dhe financiare.

 

Sipas prodhuesve të energjisë rregullat dhe ligjet shpesh ndryshojë në mes të lojës çka ka sjellë hezitim të biznesve.

 

Ndryshojmë çmimet e energjisë, nuk ka një mbështetje serioze ndaj këtyre investimeve, pasi ato shtrihen në çdo rajon të vendit dhe taksat lokale ndryshojnë nga një bashki në tjetrën.

 

Qeveria ka mbyllur dy kontrata për prodhimin e energjisë fotovotlaike, ku kompania franceze Voltalia pritet të krijojë parkun në e parë fotovoltaik në Karavasta, por ku investim ende nuk ka nisur nga puna në terren.

 

Qeveria duhet ti hapë një drite jeshile të gjithë investimeve, edhe prodhuesve më të vegjël të cilët duan të investojnë në këtë fushë dhe të mos përqendrohet vetëm të ato madhoret që duan kohë të realizohen .

 

Vendi ynë mund të jetë I vetmi që varet tërësisht nga burimet hidrike për prodhimin e energjisë. Politika e diversifikimit të burimeve deri më tani nga çdo qeveri ende nuk ka dhënë rezultat konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *