Ministrja Olta Xhaçka reagoi këtë të enjte në kuvend lidhur me çeshtjen e llixhave të Peshkopisë.

 

Xhacka tha se privatizimi I llixhave është një vendim abuzim dhe në mungesë transparence.

Ministrja tha se ka nisur një hetim për këtë rast ndërsa paralajmeroi se të hënën do të anulohet vendimi për basenin Buna – Drini.

 

Olta Xhacka shtoi se për këtë rast do të mbahen edhe përgjegjësite e duhura.

 

 

Për të gjithë ata banorë të Peshkopisë që jetojnë përmes Llixhave, por edhe për të gjithë ata, përfaqësuesit e Dibrës në këtë parlament, por edhe për ata drejtues të bashkisë që janë shumë të shqetësuar nga vendimi i marrë nga ky Këshill i Basenit të ujrave të Bunës dhe Drinit, i cili ndodhet në Shkodër, një vendim, i cili edhe në kënvështrimin tonë edhe pas analizës që ka bërë zyra e kryeministrit, por edhe unë si e deleguar e PS në Dibër, është një vendim i marrë në mungesë transparence edhe pa kritere të përcaktuara dhe ndoshta ashtu si thotë deputetja, është vendim i marrë krejt abuzivisht. Është bërë një hetim adimistrativ mbi këtë vendim të Këshillit të Basenit Buna – Drini dhe të hënën ky vendim do të anulohet. Do të mblidhet ky Këshill i Basenit dhe do anulojë vendimin e parë. Do të merren edhe masa për të gjithë ata që e kanë marrë këtë vendim në menyrë krej abuzive dhe jo transparente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *