Subscribe

Zvarritje dhe burokraci pa fund per pacientet qe duan te marrin ilaçet me rimbursim. Vetëm te sëmurëve me diabet per te konfirmuar marrjen e insulinës përgjatë nje viti mjekim, u duhen dite te tera dhe dhjetëra firma mjekesh. Jashtë kamerës ata tregojnë se duhet te trokasin ne tete dyer mjekesh dhe institucionesh shëndetësore per miratimin e marrjes se insulinës. Per te gjitha keto zvarritje te sëmuret duhet te shpenzojnë se paku 5 dite kohe. I pyetur per kete çështje qe nuk ndeshet vetëm tek te pacientet me diabet, ministri i shendetesise Ilir Beqaj premtoi zgjidhje ne muajin tetor kur te nise aplikimi i recetës elektronike. Gjate nje konference per barnat, ministri Beqaj siguroi popullatën per medikamente cilësore dhe çmime te ulta. Ai iu përgjigj edhe akuzave te opozitës, duke thëne se ulja e çmimeve nuk ka cenuar cilësinë. Ndërsa theksoi se nuk ka largime te kompanive te mëdha nga tregu farmaceutik. Sipas Ministrit te Shendetesise shteti sot ka ne liste me shume barna te rimbursushme, kryesisht per sëmundjet tumorale dhe kardiovaskulare, shpenzon me pak dhe nuk cenohet cilësia. Por pavarësisht reformave, pacientet kane nevoje per lehtësim te procedurave, pasi nuk kane kohe te presin per marrjen e medikamenteve jetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *