Emigracioni është tema kryesore që përplas këtë të enjte në debat krerët e Bashkimit Europian në Bruksel.

 

Italia dhe Greqia, vende të cilat kanë pritur më shumë emigrant që nga vala e refugjatëve që ikin nga lufta siriane dhe konfliktet e tjera duke kërkuar azil, kërkojnë që fqinjët e tyre të ndajnë barrën.

 

Duke mos marrë një përgjigje pozitive për ndihmë, Italia, Greqia dhe Malta, kanë mbyllur portet duke tërhequr anijet e shpëtimit.

 

500 milionë qytetarë të BE-së kundërshtojnë pranimin e refugjatëve në vendet e tyre. Ata kërkojnë nga qeveritë të arrijnë një akord për të çrrënjosur migracionin e paligjshëm në Europë.

 

Kjo nënkupton kontrollin e plotë të kufijve të jashtëm të BE.

 

Këtë të enjte dhe të premte krerët e BE-së do të punojnë për krijimin e një buxheti të ardhshëm disa vjeçar për këtë problem. Ai përfshin rritjen e bashkëpunimit me vendet e origjinës dhe mbështetjen për rajonet bregdetare të Libisë për të kontrolluar plotësisht ujërat territorial libiane.

 

Përtej çështjes së migrimit, krerët e Unionit do të diskutojnë edhe reformën e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar. Ajo synon të dalë në vendime mbi përfundimin e Bashkimit Bankar dhe forcimin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit.

 

E fundit por jo më pak e rëndësishme, krerët e BE do të mbajnë parasysh kontekstin gjeopolitik pas takimit të G7 në Kanada, për të mbrojtur unitetin e Perëndimit dhe marrëdhëniet transatlantike të cilat janë nën një presion të madh për shkak të politikave të Presidentit Amerikan Donald Trump.

 

Presidenti i KE-së Donald Tusk, në një letër drejtuar anëtarëve të këshillit para samitit i bëri thirrje atyre për të qenë gati dhe të përgatitur edhe për skenarët më të këqij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *