Subscribe

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi i Greqisë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo  përmes një komunikate të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur vendimin e Parlamentit grek, duke theksuar se ky vendim hap rrugën që Maqedonia e Veriu më në fund të marrë vendin e duhur në NATO dhe BE.

 

Shtetet e Bashkuara përshëndesin vendimin e Parlamentit grek për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Liderët e Greqisë demonstruan vizion, guxim dhe këmbëngulje në rrugën e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për çështjen e emrit, gjë që do të lejojë që Republika e Maqedonisë së Veriut të merr vendi e duhur në NATO dhe BE. Shtetet e Bashkuara përshëndesin këtë mundësi historike për të çuar përpara stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

 

Ndërkohë Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh përgëzoi Greqinë për ratifikimin e Marrëveshjes për dhënien fund të kontestit 27-vjeçar me Maqedoninë, Guteresh përshëndeti përfundimit të procesit të parashikuar me Marrëveshjen, i cili, siç thotë është negociuar nën patronatin e OKB-së.

 

Urimet  vijnë edhe nga Turqia, ministria e jashtme turke ka nënvizuar se Turqia e njeh republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues prej pavarësisë së saj. Mosmarrëveshjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë kanë qenë një pengesë për anëtarësimin në NATO dhe BE. Dhe përgëzon marrëveshjen e Prespës për të hequr këtë pengesë 27 vjeçare.

 

Parlamenti grek dje e ratifikoi marrëveshjen e Prespës me 153 vota pro duke zgjidhur një nga konfliktet politike më të vjetra në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *