Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të lajmit se Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, do të vizitojë Shqipërinë në fillim të muajit dhjetor.

 

Balla në një postim në Twitter ka shprehur mirënjohen e tij për presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, i cili ka mbështetur fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtrësim të Shqipërisë dhe Maqedonisës së Veriut me Bashkimin Europian.

 

“Parlamenti Europian tregoi angazhim të plotë në vazhdimësinë e zgjerimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Mirënjohës Presidentit të Parlamentit Europian për mbështetjen e tij në favor të fillimit të menjëhershëm të bisedimeve për anëtrësim të Shqipërisë dhe Maqedonisës së Veriut me Bashkimin Europian”

https://twitter.com/taulantballa/status/1189573767581687808

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *