Subscribe

Teksa mazhoranca i është rikthyer nismës për të rivlerësuar pronat me një tatim 3%, opozita është e mendimit se nisma ka karakter elektoral. Serina Koti, deputete e PD-së, gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE” tha se qeveria po kërkon disa para më shumë, ndërsa ky proces do të shërbejë dhe si presion për vota.

“Fakti që hapet gjithmonë para zgjedhjeve i jep kësaj fushate karakter elektoral. Njëkohësisht fakti që është propozuar që të rivlerësohen dhe ato prona që nuk janë legalizuar është dëshmi konkrete se ky proces do të përdoret si presion për vota”, – u shpreh Koti në emisionin “E-ZONE”.

Lexo edhe :

Related Posts

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë tha se kjo nismë do të jetë një objekt i fortë debati në kuvend, pasi ngërçi i pronave nuk zgjidhet vetëm me fushata, sidomos para zgjedhjeve.

“Ne do të debatojmë fort, pasi më duket e pa vend, që t’i jepet mundësi rivlerësimi një objekti që nuk është hipotekuar apo një objekti që ka vetëm kontratë shit-blerje. Kush do të jenë përfituesit? Kryesisht ata në zonat rurale apo abuzuesit në zonat urbane”, sqaroi Koti.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka depozituar në kuvend nismën, për rivlerësim të pronave me 3%. Nisma ka karakter amnistie, pasi i jep mundësi individëve që kur të sheshin shtëpinë të shmangin detyrimet e mëdha të taksave në shtet./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *