Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi shprehet se edhe në këtë periudhe të vështirë, mazhorana ka kohë për bërë lajmë të pavërteta nga Komisioni i Venecias.

 

Në një postim në “Facebook”, Blushi shkruan se burimet nga Strasburg konfirmojnë se raporterët nuk kanë pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit.

 

 

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është i fokusuar në masat e marra për përballimin e COVID 19 dhe tejkalimin e kësaj situate kritike, duke patur prioritet kryesor vetëm mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari. Por fatkeqësisht konstatojmë se dhe në këtë situatë të vështirë “burime” nga mazhoranca gjejnë kohë për t’u marrë me politikë të papërgjegjshme dhe të pacipë duke serivur në media lajme të pavërteta nga Venecia. Me përgjegjësi të plotë sqarojmë se “burimi i Strasburgut” është Taulant Balla, i cili edhe pse është kryetar i vetëm një grupi parlamentar politik në Kuvend është personi i kontaktit në emër të Kuvendit edhe me Komisionin e Venecias, tamam për të provuar se Kuvendi aktual është njëpartiak.”

 

Sipas tij, në Parlamentin e Holandës, përveç 9 kushteve të Bundestagut, gjithashtu i është kërkuar qeverisë shqiptare që të zbatohen rekomandimet e opinionit të datës 6 mars dhe opinioni për ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje”. Ndërsa shton se në këto rrethana është shtyrë edhe publikimi i raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias.

 

 

“Presidenti Meta uron që situata me pandeminë COVID 19 të kalojë sa më shpejt, dhe se vëmendja dhe angazhimi i Tij do të vazhdojë të jetë 100% në kapërcimin e saj të menjëhershëm dhe me pasoja sa më të lehta për qytetarët”, shkruan Blushi mes të tjerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *