Subscribe

Për te studiuar për piano, violine apo artet e bukura, mesatarja e shkollës se mesme nuk ka rendësine qe kërkojnë dege te tjera te arsimit te larte. Per vete specifiken e këtyre programeve, konkursi individual, ashtu si edhe me herët, do te përcaktoje pranimin ose jo te maturanteve. Me ligjin e ri te arsimit te larte Universiteti i Arteve ka vendosur raportin qe do te zëre nota mesatare e shkollës se mesme dhe konkursi. Rektori Petrit Malaj, tregon se ndryshe nga shkollat e tjera te larta, Universiteti i Arteve nuk u prek nga masivizimi. Madje ne fakultetin e muzikës, arteve te bukura dhe artit skenik ka ndodhur te digjen edhe kuotat, pasi kandidatet nuk kishin aftësi dhe talent. Edhe pse ka shume interes per te rinjtë qe përfundojnë liceun, ne 3 fakultetet e arteve nuk do te pranohen me shume se 200 studente. E njëjta praktike do te ndiqet edhe nga Universiteti i Sporteve. Rektori Agron Cuka i kontaktuar nga Vizion plus sqaron se tashme është vendosur qe 60% te pikëve totale do te ketë konkursi i përgatitjes fizike dhe 40 %, nota mestarë e shkollës se mesme. Sa i përket kuotave, ato do te mbeten ne nivelin aktual rreth 220 pranime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *