E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Porositë e FMN-së në Tiranë

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverise shqiptare qe te beje nje studim te hollësishëm lidhur me kosto/përfitim si dhe efektin e pritshëm qe do te kete ne buxhet, koncesioni i shume debatuar, ai i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Ne përfundim te misionit, FMN duket e prere ne qëndrimin e saj, duke kërkuara edhe vlerësim te riskut te këtij partneriteti publik privat. Duke ju përgjigjur interesit te medias, FMN u ndal tek kryereforma qe duhet te vijoje qeveria shqiptare, ajo e përmirësimit te klimës se biznesit. Por duket se edhe për periudhën ne vijim inflacioni do te vijoje te mbete ne nivele te ulëta, nen 2 %. Ndërkaq, rënia e çmimeve per disa prej produkteve ne tregjet ndërkombëtare përfshire edhe karburantin, mund te kërkoje ne te ardhmen masa shtese. Per FMN keto masa konsistojnë ne reduktimin e shpenzimeve korente, apo edhe ne përmirësimin e mbledhje se taksave.

 

 

Më shumë video

Reklamë