Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është ka deklaruar se tërheqja e trupave amerikane nga Siria, e shpallur nga presidenti Donald Trump, muajin e kaluar, do të ndodhë, pavarësisht kritikave.

 

“Vendimi i presidentit Trump për të tërhequr trupat tona është marrë. Do ta bëjmë”.

 

Gjithashtu nga Egjipti Pompeo ka thënë se Uashingtoni do të vazhdojë të përfundojë luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, duke shtuar se SHBA-ja do të mbetet partnere e palëkundur në Lindjen e Mesme.

 

Ndërkohë pritet që nga Egjipti, Pompeo do të vazhdojë për në shtetet e Gjirit Arab.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *