Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, pasi gjatë një kontrolli nga policia i janë gjetur dhe sekuestruar 4 kilogramë kokainë dhe një shumë prej 18 mijë eurosh.

 

Të arrestuarit janë Ilir Limushaj, 32 vjeç dhe Denald Biba, 20 vjeç.  Të dy klandestinë, dy shqiptarët u shoqëruan në kuesturë në pritje të verifikimit të rastit nga Zyra e Emigracionit, ku u vizituan nga një grua rumune, Georgiana Florina Pahoncea, 22 vjeçe.

 

Personeli i mbikëqyrjes vuri re se njëri prej shqiptarëve i dha në mënyrë të shpejtë një tufë me çelësa gruas, gjë e cila rriti dyshimet e operatorëve të dhomave të sigurisë.

 

Ata i kanë ofruar edhe ndihmë për të hapur derën, pasi gruaja që nuk kishte qenë kurrë atje po provonte ta hapte me të gjithë çelësat.

Sapo hynë brenda apartamentit, agjentët e policisë nisën kontrollin, duke gjetur 4 qese celofani me rreth 4 kilogramë kokainë, dhe 18.000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *