Subscribe

“Arrest me burg pa afat” është kjo masa e sigurisë që gjykata e Tiranës vendosi për efektivin Nevaldo Hajdaraj që vrau mëngjesin e të martës 25 vjeçarin Klodian Rasha.

Gjatë seancës efektivi i forcave “ Shqiponja” ka pranuar akuzat dhe ka shfaqur pendesë për ngjarjen.

 

Polici Nevaldo Hajdaraj

 

“Unë kam bërë një vrasje. Cilido qoftë vendimi juaj unë e pranoj. Jam penduar për aktin që ndërmora. Do doja shumë që në seancën e sotme të ishin edhe familjarët e të ndjerit në mënyrë që t’i kërkoja falje publikisht”

 

Gjyqtarja konfirmoi edhe kërkesën e policit për të patur në sallë familjarët e viktimës për t’iu kërkuar falje.

Para trupit gjykues Hajdaraj ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur mëngjesin e tetë dhjetorit. Sipas tij ngjarja është zhvilluar brenda pesë minutave.

Ai tha se djali i ishte dukur i dyshimtë dhe për këtë kishte njoftuar edhe sallën operative për përforcime.

Më herët, policia kishte pretenduar se kishte vënë re një send të dyshimtë dhe ishte ndier i kërcënuar, ndaj dhe kishte përdorur armën.

Nevaldo Hajdaraj akuzohet për “ vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kodi penal parashikon dënim deri në shtatë vite burg për këtë vepër penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *